Pages

Friday, August 10, 2012

Rita Ora dëshiron të jetë nënë me karrierë

Rita Ora thotë se në të ardhmen ajo dëshiron “foshnjën në njërën dhe mikrofonin në tjetrën dorë”, sikur idhulli i saj Beyonce Knowles.

Këngëtarja 21-vjeçare ka nënshkruar kontratë me kompaninë e Jay-Z, Roc Nation, dhe thotë se gruaja e tij Beyonce Knowles është inspirimi për të kombinuar rolin e nënës me karrierën.
“Beyonce ishte, dhe ende është, një inspirim i madh për mua. Ajo ka qenë në lojë për aq gjatë sa mendoni se është e moshuar, por ajo është vetëm 30 vjeçe”.
“Herën e parë kur e takova atë isha shumë e shqetësuar. E përqafova dhe i thash se ishte inspirimi im. Ajo është një superfemër me një karrierë dhe një familje. Shpresoj një ditë ta bëj të njëjtën gjë – foshnjën në njërin krah, mikrofonin në tjetrin”, ka thënë Rita për The Sun. 

No comments:

Post a Comment