Pages

Wednesday, August 8, 2012

CR7: Nëse ka drejtësi, “Topin e Artë” e fitoj unë!


“Unë dua drejtësi!”. Me këto fjalë, Kristiano Ronaldo ka hedhur kandidaturën e tij për fitoren e “Topit të Artë”, me shpresën që pas tre vitesh, të arrijë të kthejë në duart e tij trofeun më të rëndësishëm individual për futbollistët.
Në një intervistë për rrjetin ESPN në SHBA, Kristiano Ronaldo nuk është fshehur dhe ka pranuar hapur se do të dëshironte shumë ta fitonte këtë trofe, me bindjen se e meriton më shumë se të tjerët.
“Nëse ka drejtësi, ju do ta shihni kush do ta fitojë dhe kush e meriton në të vërtetë ta fitojë. Nuk dua të them më shumë për veten time. Sigurisht, nuk dua të gënjej, pasi dëshiroj ta fitoj trofeun. Shpresoj që një trofe të tillë ta fitojë edhe Murinjo, pasi ka treguar se është trajneri më i mirë në botë. Thjesht dua drejtësi, nuk kërkoj asgjë më shumë”, tha portugezi.
Sipas tij, triumfi individual do të ishte shumë i merituar, pasi ka fituar kampionatin më të fortë në botë përballë një prej ekipeve më të forta në botë. “Ne ishim më të mirët duke fituar kampionatin më të fortë në botë, atë spanjoll, përballë një rivali të madh si Barcelona. Nuk dua të fyej ekipet e tjera, por mendoj se edhe ky vit do të jetë si ai i kaluari, me Realin e Barcelonën që krijojnë një diferencë të madhe nga të gjithë skuadrat e tjera në Spanjë”.
“Mesi? Nuk shoh futbollistët e tjerë si rivalët e mi personal. Ai bën punën e tij për Barcelonën ashtu siç e bëj unë për Realin, apo siç kam bërë më përpara në Mançester.
Jam një person të cilit i pëlqejnë sfidat, por nuk luaj kundër një lojtari të vetëm. Bëj punën time aty ku luaj dhe dëshiroj të jem gjithmonë më i miri në atë që bëj”, deklaroi ylli portugez.

No comments:

Post a Comment